YouTube ka deklaruar senjerëzit tani shikojnë 1 miliard orë video çdo ditë.
YouTube ka bërë me dije se e ka arritur këtë sukses në të njëjtën pikë krahasuar me një vit më parë ,duke treguar në një farë mënyre rritjen e shpejtë të numrit të ndjekësve të rrjetit më të madh të publikimit të videove.
Për referencë, kompania raportonte se në vitin 2015, njerëzit shpenzonin 500 milion orë në ditë, ndërsa në vitin 2014 vetëm 300 milon orë në ditë, bën me dijeTechSot.Al.
E nëse do e quanim “alarmante”, 1 miliard orë janë të barabarta me 114,155 vite – pak a shumë sa gjysma e kohës që njerëzit ekzistojnë në këtë planet.