-5.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

E fshehën trupin e babait në shpellë për t’ia marrë pensionin

Policia italiane beson se trupi i burrit i gjetur nga vrapues në një zonë të braktisur në rajonin Abruzzo një vit më parë ishte lënë aty nga djemtë e tij të cilët vazhdojnë ta marrin pensionin e tij.

Trupi i Bruno Delnegro, i cili vdiq nga shkaqe natyrore, u gjet nga dy kanadezë korrikun e kaluar në një shpellë .
81-vjeçari besohet se kishte vdekur ditë më përpara. Por, në vend se ta raportonin vdekjen e tij, djemtë Benito, Domenico dhe Salvatore si dhe e dashura e një prej tyre dyshohet se e kishin çuar trupin në vendin e braktisur me qëllimin që ta linin aty ndërsa merrnin pensionin mujor të tij prej 3,000 eurosh, raportoi “Guardian“.

Policia fillimisht nuk mundi ta përcaktonte identitetin e tij prandaj ishte varrosur në një vend me mbishkrimin “i panjohur”. E vetmja e dhënë ishte një implant proteze që u gjet gjatë autopsisë dhe ajo i dha policisë ndihmë.

Pasi e identifikuan, ata vërtetuan se trupin e kishin transportuar djemtë e tij.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img