Të dielën zhvillohet ndeshja në mes të Kosovës dhe Izraelit në kuadër të kualifikimeve për kampionatin evropian.
Kombëtarja mysafire është përballur me një situatë frikësuese para nisjes për në Prishtinë, shkruan Indeksonline.
Ata janë shtrirë në tokë derisa në qytet ka rënë një alarm për sulm me raketa.
Në pamjen e publikuar në rrjetet sociale nga Federata e Izraelit, shihet lojtarët duke vrapuar për tu fshehur në një skaj të rrugës.
“Asgjë nuk do të na ndalojë në rrugën tonë drejt Euro 2024” – ka shkruar shtëpia e futbollit e Izraelit. /IndeksOnline/