Më 20 gusht atletja Luiza Gega arriti që të fitojë medaljen e arit në 3000 metra me pengesa, duke nderuar kështu Shqipërinë dhe duke i bërë krenarë shqiptarët, kudo që janë.
Atletja Gega ia doli që të kalonte e para vijnë e finishit, duke regjistruar kohën 9,11.31, duke thyer kështu edhe pritshmëritë e të gjithëve.
E pritje madhështore i është bërë në Shqipëri, ndërkaq është mbajtur edhe ceremonia e nderimit të atletes kampione të Evropës Luiza Gega, së cilës i është dorëzuar Kordoni i madh me Yllin për Mirënjohje Publike.
E emocionuar dhe e prekur nga pritja që iu rezervua, Luiza Gega mbajti fjalën e rastit në kryeministri, teksa e nisi me një falënderim për të gjithë njerëzit që e kanë mbështetur në këtë rrugëtim, nga familja e trajneri, deri te sponsorët e paktë që besuan te ajo.
“Ndihem më e emocionuar se kurrë dhe vendosa të vij e veshur me ngjyrat kuqezi, pasi ndihem më krenare se kurrë. Vij nga një vend i vogël dhe doja të tregoja se me punë, ne mund t’ia dalim kudo dhe kurdo. Dua të falënderoj njerëzit që më kanë mbështetur në këtë rrugëtim, duke nisur nga familja ime, që e kam bërë krenare, trajneri që më ka ndihmuar të arrij këtu. Falënderoj edhe kryeministrin për ceremoninë, e ambasadoren e BE-së për pjesëmarrjen.
Më poshtë mund të shikoni fotografi dhe video të postuara nga kryeministri i Shqipëri, Edi Rama.