11.1 C
Pristina
Sunday, March 30, 2025

Buy now

spot_img

E drogoi 15-vjeçaren dhe më pas e dhunoi në veturë, i caktohet paraburgim të dyshuarit në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji një të dyshuari për veprën penale “Dhunimi”, shkruan Gazeta online Reporteri.net.

Në njoftimin e kësaj gjykate, thuhet se ekziston dyshimi se gjatë muajit janar, i pandehuri E.I brenda një veture të tipit “Golf VI” në një fshat të Ferizajt, kishte keqpërdorur seksualisht një vajzë 15 -vjeçare.

I dyshuari fillimisht e drogon dhe më pas e ndalon veturën kinse për të pushuar dhe i jep sërish drogë dhe më pas pa dashjen e saj, ai kryen akt seksual.

Njoftimi i plotë:

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit E.I., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale dhunimi nga neni 227 paragrafi 6 lidhur me paragrafin 4 nën paragrafi 4.5 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda Habib Zeqiri, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar, se gjatë muajit janar 2025, në kohë të pacaktuar, në një fshat të komunës së Ferizajt, përkatësisht brenda veturës së markës “Golf VI”, i pandehuri e ka keqpërdorur seksualisht të dëmtuarën e mitur e moshës 15 vjeçare, në atë mënyrë që i pandehuri fillimisht e merr të dëmtuarën e mitur në veturën e tij tek parku i qytetit dhe gjatë shëtitjes i ofron substancë narkotike në formë të cigares dhe pasi bindet se e njëjta nuk është plotësisht e vetëdijshme, e shfrytëzon rastin dhe e ndalon veturën kinse për të pushuar dhe i jep përsëri edhe një cigare me marihuanë, ashtu që përkundër kundërshtimit të të miturës, i pandehuri me veprimet e tij të vazhdueshme pa dashjen e saj, dhe me forcë dyshohet se ka kryer akt seksual, me ç` rast e dëmtuara ka pasur frikë, ankth, shqetësim emocional dhe gjendet në një gjendje të vazhdueshme të rënduar psiqike, për të cilat e dëmtuar ka kërkuar edhe ndihmë mjekësore.

Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtit iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img