0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

“E dimë ku grumbullohen”/ Edhe Konjufca alarmon se grupi i Radoiçiqit mund ta sulmojë prapë Kosovën

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka deklaruar se grupi i terroristit Milan Radoiçiq, është duke bërë përpjekje përsëri ta sulmojë Kosovën, njëjtë sikurse më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit.

Konjufca tha se strukturat e sigurisë së Kosovës kanë informata që ky grup po organizohet përsëri për të hyrë në Kosovë.

“Grupacione që janë të lidhura m struktura të sigurisë me ushtrinë, policinë me grupe paramilitare të cilët e kanë një prapavijë të kriminalitetit dhe angazhimit të drejtpërdrejt në masakra të Bosnjës dhe Kosovës të cilët kanë qëllim ta destabilizojnë Kosovën, me një përpjekje si të 14 shtatorit ku e vranë Afrim Bunjakut…. Kemi informata që janë duke u përgatitur, po ka informata të tilla, e dinë ku grumbullohen ku mblidhen, këto mjaftohen për neve ta shohim si përpjekje për rigrupim”, tha ai.

“Informacionet tona kanë lidhje me grupet të cilat nuk janë drejtpërdrejt të ushtrisë, por grupi i Radoiciqit, po bën përpjekje për rigrupim. Duhet ta konsiderojmë që po mblidhen për me hy në Kosovë, për këtë po i përgatisim institucionet e sigurisë”, tha ai në Rubikon.

Tutje ai tha se meqenëse presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, nuk u sanksionua nga bashkësia ndërkombëtare, mund prodhojë rrezik për Kosovën.

Sipas Konjufcës mosndëshkimi krijon ide në kokën e Vuçiqit se në të ardhmen mund ta sulmojë Kosovën.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img