Site icon PrishtinaPress

E diela pushim në Vushtrri, kryetari i komunës nxjerr një foto

Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka marrë vendim që të dielën të jetë ditë pushimi për bizneset dhe punëtorët në këtë komunë, përveç barnatoreve dhe furrave që sipas tij, do të punojnë me rotacion.

Lidhur me këtë rast, ai ka ndarë me publikun një fotografi ku shihet se i njëjti vendim po zbatohet nga biznesmenët.

“Falenderoj të gjitha bizneset për bashkëpunim dhe respektim të Rregullores 06/20 për Fillimin dhe Mbarimin e Punës të Veprimtararive Afariste-Biznesore, inspektorët komunal për agazhimin e tyre, ndërsa punëtorëve ju uroj vikend të mirë”, shkroi Idrizi në Facebook./Prishtinapress/

Exit mobile version