7.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

“E di që është e rrezikshme, por më jep adrenalinë”, rrjetet sociale po çojnë të rinjtë drejt “vdekjes”

Rrjetet sociale po nxisin të rinjtë drejt garave të çmendura me njëri-tjetrin për më shumë like dhe famë, por që shpesh herë i çojnë drejt vdekjes.

Nëse ju hedh një sy të shpejtë profileve të të rinjve shqiptarë kryesisht moshave 18-24, ka një mani të frikshme të reklamimit të videove duke ecur me shpejtësi skëterrë me makina në rrugët e Shqipërisë, por ajo që e bën edhe më të frikshme janë komentet që i përkrahin të tipi “Je njish. Uee sa shpejt ke ec lale! A ke noj garë me mu”.

Ndërkohë duke siç edhe po e ndiqni në viedon e mësipërme një i ri e thotë me zë dhe figurë se është i vetëdijshëm që shpejtësia është e rrezikshme, por ai bën këtë gjë sepse i jep adrenalinë.

Java që sapo lamë pas solli me dhjetëra aksidente në rrugët e vendit, por dhe disa viktima, ku më tragjikja ishte aksidenti që i mori jetën 3 të rinjve pranë rrethrrotullimit të Saukut në Tiranë, ku makina Audi A8 pasi theu hekurin mbajtës në mbikalim fluturoi në ajër dhe përfundoi në krahun tjetër të karrexhatës duke rënë mbi kofanon e një tjetër makine, e për pasojë humbën jetën shoferi 20-vjeçar Klevis Ruçaj dhe 2 mikeshat e tij pasagjere, Sikela Perroj dhe Erisilda Abedini.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img