1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

E dhimbshme: Vdes në QKUK fëmija 1-vjeçar që dyshohet se u rrëzua para një jave në Vushtrri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Strofc të Vushtrrisë, ku një fëmijë 1-vjeçar ka humbur jetën në repartin e Mjekimit Intensiv në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej që nga e marta e shkuar.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda QKUK-së kanë bërë me dije se fëmija ishte dërguar atje me lëndime serioze, pasi i njëjti dyshohej se ishte rrëzuar.

Pavarësisht intervenimit të mjekëve dhe përpjekjeve për ta shpëtuar, fëmija nuk ka arritur që të mbijetojë.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia, të cilët kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vdekje e dyshimtë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren varësisht nga zhvillimi i hetimeve.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img