Site icon PrishtinaPress

E dhimbshme: Personi që dyshohet se i dha fund jetës në Ferizaj është 26-vjeçar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Pojatë të Ferizajt, ku një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se viktima është Valdrin Sejdiu, 26-vjeçar.

Sinjali mëson se sipas informacioneve të para, i ndjeri dyshohet se ka kryer vetëvrasje duke u varur në litar në garazhin e shtëpisë.

Ekipi i Emergjencës me të marrë informatën ka dalë në vendin e ngjarjes dhe pas ekzaminimeve për shenjat vitale, mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vetëvrasje’, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Exit mobile version