-1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

E dhimbshme për familjen Spahiu në Rahovec: Ky është 33-vjeçari që u gjet i vdekur në bunar

Prishtina Press raportoi sot për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në fshatin Opterushë të Rahovecit, ku një person është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku në vendin e ngjarjes, ndërkohë që Policia ka nisur hetimet.

Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se personi që humbi jetën është Mersel Spahiu, 33-vjeçar, i cili u gjet i vdekur në një bunar.

Posa rasti u raportua, në vendin e ngjarjes kanë intervenuar të gjitha njësitë përkatëse dhe më pas trupi është tërhequr për t’u dërguar në IML për obduksion.

Rastin e kanë konfirmuar edhe nga Policia Rajonale në Gjakovë dhe kanë njoftuar se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.

“Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img