Site icon PrishtinaPress

E dhimbshme në Mitrovicë: Djali e gjen pa shenja jete babain e tij, trupi i viktimës dërgohet për obduksion

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Mitrovicë, ku një person është gjetur pa shenja jete. Rasti ka ndodhur mëngjesin e së premtes, ndërsa Policia tashmë ka filluar hetimet, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas informacioneve të para, dje rreth orës 08:25, një person ka raportuar në Polici se e kishte gjetur pa shenja jete babain e tij.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe ekipet mjekësore, ndërsa këta të fundit edhe kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Ndërkaq, rasti është cilësuar si “Vdekje e dyshimtë”.

Exit mobile version