Një ngjarje e rëndë ka ndodhur për familjen Gashi nga Prishtina, pasi më i dashuri i tyre Naimi është ndarë nga jeta në moshën 46-vjeçare në Toronto të Kanadasë, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmin për vdekjen e 46-vjeçarit e kanë bërë të ditur familja Gashi të cilët njoftojnë se varrimi do të bëhet më 24.09.2023 në varrezat e fshatit Mramor të Prishtinës.
Sipas njoftimit, e pamja do të mbahet tri ditë në Prishtinë, lagja “Qamëria”.
Njoftimi mortor:
N J O F T I M
Me rastin e vdekjes së djalit të axhës NAIM MURSEL GASHI, i cili ndrroj jetë ditë më parë në Toronto të Kanadasë, varrimi do të bëhet nesër me dt.24.09.2023, ditë e Diel në ora14:00h në varrezat e fshatit Mramor të Prishtinës.
Namazi i xhenazës falet te Xhamia “Fusha e Pajtimit” me kohë të namazit të drekës, ora13:00h
E PAMJA: mbahet (tri ditë) nga dita e Hënë në Prishtinë, Lagja Qamëria; Rruga: Haxhi Zeka, 20m përtej Beka Market 2, drejtimi për Kolovicë.
Ju faleminderit të gjithëve për ngushëllimet tuaja!
Zoti ju shpërbleftë!
Me pikëllim të thellë;
Familja GASHI