17.3 C
Pristina
Sunday, September 8, 2024

Buy now

spot_img

E dhimbshme: Ndahet nga jeta këngëtari dhe udhëheqësi i Ansamblit kulturor “Gjilani”, Nehat Ferati

Është ndarë nga jeta këngëtari, instrumentalisi dhe udhëheqësi i grupit kulturor “Gjilani”, Nehat Ferati.

Lajmin pikëllues e kanë dhënë familjarët dhe miqtë në rrjetet sociale.

Për vdekjen e tij ka shkruar edhe nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri.

“Ai më nuk do të jetë në mesin tonë fizikisht, por do ta kujtojmë përgjithmonë për kontributin e jashtëzakonshëm në sferën e kulturës në Gjilan e më gjerë.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes, shokëve, kolegëve e farefisit. Lamtumirë, miku im!”, ka shkruar Haziri duke ndarë një foto me të.

Ai u lind më 1971 në fshatin Dunav, Malësia e Karadakut.

Gjatë gjithë aktivitetit në Ansamblin e këngëve dhe valleve “Gurra”, Nehat Ferati mori pjesë në mbi 200 paraqitje nëpër aktivitete të ndryshme kulturore.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img