4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

E dhimbshme: Ky është personi që u gjet pa shenja jete në afërsi të komunës sot në Prizren

Gazeta Sinjali raportoi sot gjatë ditës për një ngjarje të rëndë të ndodhur në rrugën “Shuaip Spahiu” sot në Prizren, ku një person humbi jetën në rrethana akoma të paqarta. Viktima u gjet pa shenja jete dhe rasti u iniciua nga Policia.

Siç mëson Sinjali, viktima është Bashkim Kryeziu, 72-vjeçar, vdekjen e të cilit e kishte konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Pasi rasti ishte raportuar, Policia intervenoi në lokacionin ku u gjet i ndjeri, ku janë kryer ekzaminimet e nevojshme.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është hapur si ‘Hetim i vdekjes’.

Lajmi u konfirmua për Sinjalin edhe nga Policia Rajonale në Prizren.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img