Kryetari i Klinës, Zenun Elezaj ka publikuar foton e të riut që ka vdekur sot si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Kijevë të Malishevës.
Elezaj përmes një shkrimi në Facebook ka treguar që i riu që vdiq sot është Bledar Mustafa.
“Sot një ditë e trishtë për Klinën. Tronditës e shumë i dhimbshëm lajmi për vdekjen e të riut nga Klina, Bledar Mustafajt, i cili ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti në komunikacion, të ndodhur sot në fshatin Kijevë të Malishevës. Familjes Mustafa, miqve e shokëve të Bledarit ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta”, ka shkruar Elezaj.
Kujtojmë se në këtë aksident mbetën të lënduar edhe nëntë persona të tjerë.