-2.1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

E dhimbshme: Ky është burri që u gjet pa shenja jete në një shtëpi të pabanuar te Rruga C në Prishtinë

Një rast i rëndë ka ndodhur së fundmi te Rruga C në Prishtinë, ku një person është gjetur pa shenja jete në një shtëpi të pabanuar. Rasti është raportuar në Polici dhe si rezultat tashmë kanë nisur hetimet.

Rrethanat se si ka vdekur viktima akoma nuk dihen, por që rasti u denoncua nga një punëtor, i cili ishte kontraktuar për të kryer punime në shtëpinë ku u gjet i ndjeri.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për Azem Korranin, 43-vjeçar, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Pasi është njoftuar edhe Policia, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse dhe kanë kryer ekzaminimet e nevojshme.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar ‘Hetim i vdekjes’.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img