6.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

E dhimbshme: Kjo është gruaja që u godit për vdekje nga një veturë në Suharekë

Një aksident me fatalitet ka ndodhur të dielën në mbrëmje në Suharekë, ku një automjet ka goditur një këmbësore. Vdekja e viktimës është konstatuar në Spitalin e Prizrenit, teksa i dyshuari është arrestuar.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Prizren, Vesel Gashi, i cili bëri të ditur se bëhet fjalë për një grua të moshës 58 vjeçare.

Familja ka njoftuar se Fatime Gashi do të varroset sot, në orën 18:00 në Suharekë.

Policia ka njoftuar po ashtu se shoferja e arrestuar dyshohet se e shkaktoi aksidentin nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë – duke e goditur për vdekje këmbësoren.

Për pasojë, e njëjta është shoqëruar në stacion policor dhe më pas është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që dyshohet se e njëjta derisa ka qenë duke drejtuar veturën, nga pakujdesia dhe mos përshtatja e shpejtësisë së lëvizjes, godet këmbësoren viktimën femër kosovare. Si pasoj e njëjta ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në Spitalin e Prizrenit, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e saj. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion , ndërsa e dyshuara dërgohet në mbajtje.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img