Site icon PrishtinaPress

E dhimbshme: Kjo është 18-vjeçarja që humbi jetën pasi ra nga kati i tetë i një ndërtese në Prishtinë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmë në rrugën ‘Sali Nivica’ në Prishtinë, ku një vajzë e re ka humbur jetën pasi ka rënë nga lartësia e një ndërtese.

Sinjali mëson se viktima është Albina Gashi, 18-vjeçare.

E ndjera dyshohet se ka rënë nga kati i tetë i ndërtesës dhe si pasojë e kësaj ka marrë lëndime të rënda trupore, të cilat dolën të jenë fatale për të.

18-vjeçarja është dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ku ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Motivet dhe rrethanat e këtij akoma nuk dihen, por që Policia ka nisur hetimet për ndriçimin e këtij rasti të rëndë.

“Rreth orës 20:30, është raportuar se në rrugën “Sali Nivica”  në Prishtinë,  një person ka rënë nga lartësia e një objekti.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka ftuar edhe  mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se personi, femër, rreth 18 vjeç, është pa shenja jete.

Aktualisht policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

Exit mobile version