Site icon PrishtinaPress

“E dhimbshme dhe e çuditshme”, reagon deputetja e PDK-së pasi Gërvalla nuk e përmendi UÇK-në në urimin e saj

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu – Shoshi ka thënë se është e dhimbshme dhe e çuditshme se si zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla nuk e përmendi UÇK-në në urimin e saj për Ditën e Çlirimit.

“Nën petkun e zëvendeskryeministres dhe ministres së jashtme të Kosovës është e dhimbshme dhe e çuditshme të urosh popullin shqiptar për ditën e çlirimit pa falënderuar gjakun e dëshmorëve të UÇK-së e pa e çmuar jetën e saktificën e atyre pjestarëve që janë gjallë e liderëve të UÇK-së në luftë e paqe që sot padrejtësisht janë në Hagë”, shkroi ajo.

Sipas deputetes, qëndrimi i Gërvgallës është edhe qëndrim i qeverisë.

“Është fatkeqësi që me qendrim të tillë të qeverisë presim mbrojtjen e drejtë të luftës së UÇK-së, denimin e Serbisë për gjenocidin në Kosovë, e trajtimin me dinjitet të veteranëve!”, ka shkruar Musliu-Shoshi.

Exit mobile version