9.9 C
Pristina
Saturday, October 19, 2024

Buy now

spot_img

E dëgjuat Mogherinin? DEMARKACIONI është KUSHTI i vetëm për heqjen e VIZAVE

Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Frederica Mogherini, sot në Prishtinë ishte mese e qartë se kushti i fundit për liberalizimin e vizave ka mbetur demarkacioni me Malin e Zi, pasi që luftimi i korrupsionit, kushti i parafundit, është arritur.

Ajo po ashtu ka thënë se ky qëndrim i BE-së nuk ndryshon.

Madje ka potencuar faktin se nuk ka nevojë të bëhet më shumë e qartë që të kuptohet se BE-ja e ka seriozisht kur thotë se pa miratimin e demarkacionit nuk ka liberalizim vizash, transmeton lajmi.net.

“Dëshiroj të ju them shumë qartë, dhe nuk kam nevojë të bërtas që të dëgjohet pasi ka edhe shumë media që e përçojnë këtë mesazh, se miratimi i demarkacionit është kushti i vetëm për liberalizim vizash”, ka thënë Mogherini në një konferencë për media, pas takimeve që ka pasur me presidentin, kryetarin e Kuvendit dhe kryeministrin.

Pra, ky ishte mesazhi më i qartë deri tash nga BE-ja për Kosovën dhe procesin e liberalizimit të vizave. Deri me sot, ka pasur mëdyshje nëse edhe pas ratifikimit të demarkacionit kosovarët do ta kenë kusht tjetër luftimin e korrupsionit që të lëvizin pa viza.

Tash i mbetet pozitës dhe opozitës që t’ia bëjnë siç është më së miri për kosovarët që mos të mbesin të izoluar edhe për një kohë të gjatë për shkak të demarkacionit. /

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img