Erjona Sulejmani po kalon disa ditë të lumtura. Shqiptarja është bashkëshortja e mesfushorit të Zvicrës, Blerim Xhemajli
Çifti që janë të martuar prej 3 vjetësh e që kanë edhe një djalë, duken shumë të lumtur. Gjatë verës, Erjona tërhoqi jo pak vëmendje në stadiumet e Francës ku u luajtën sfidat e Euro 2016. Gruaja e ish-mesfushorit të Napolit, që aktualisht është te Genoa, është gjithmonë e pranishme në ndeshjet e të shoqit.
Bukuroshja 29-vjeçare është cilësuar nga mediat italiane si tifozja më tërheqëse në Evropë. Duke parë linjat e Erjonës, që jo në pak raste ka mbështetur edhe Shqipërinë përmes postimeve në rrjete sociale, mendojmë se e meriton këtë titull.
Kujtojmë se edhe gjatë ditës së djeshme shkroi portali kroat ‘Vecernji.hr’, që e kanë cilësuar si femra më seksi në Evropë.
To provide the best experiences, we use technologies like cookies to store and/or access device information. Consenting to these technologies will allow us to process data such as browsing behavior or unique IDs on this site. Not consenting or withdrawing consent, may adversely affect certain features and functions.