Partnerja bukuroshe e Ledri Vulës, Sara Hoxha do të jetë një ndër konkurrentet e “Dancing with the stars”. Lajmi është konfirmuar nga vetë faqja zyrtare e spektaklit në Instagram.
“Gati për të thyer rrjetin me kërcimet e saj, Sara Hoxha, influencer, nis rrugëtimin në #DWTS”, shkruhet në postim. Kjo do të jetë hera e parë që do ta shohim Sarën kaq shumë të përfshirë në ekran, pasi bukuroshja ka qenë gjithmonë shumë e rezervuar dhe në intervista.
‘Dancing with the stars’ do të fillojë në Tetor me moderatore Bora Zemanin. Në rrjet është përfolur se ajo do të ketë si bashkëprezantues partnerin e saj, Donald Veshajn, por lajmi nuk është konfirmuar ende.
