Mbrëmjen e djeshme Anglia u përball me Kolumbinë dhe arritën të kualifkohen vetëm me anë të penalltive në fazën e çerekfinaleve.
Shumë prej futbollistëve kishin edhe njerëzit e tyre të afërm për ti mbështetur në stadium.
Kështu edhe mesfushori DeleAlli, kishte një mbështetje të veçantë mbrëmjen e djeshme që tërhoqi shumë vëmendje në shkallët e stadiumit.
Bëhet fjalë për bukuroshen Ruby Mae, e cila njihet si e dashura e Dele Alli.
Ruby Mae është fokusuar disa herë gjatë ndeshjes nga kamerat e stadiumit dhe dukej shumë atraktive me pamjen e saj e veshur me fanellën e Anglisë të kombinuar me xhinse të shkurtra.
Ndryshe nga i dashuri që nuk dha shumë në fushën e blertë Ruby duket se mori më shumë vëmendje se ai.