-3.6 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Buy now

spot_img

E çuditshme: Një ministre suedeze ka frikë tmerrësisht nga bananet

Ministrja suedeze për Barazinë Gjinore, Paulina Brandberg, ka një problem të çuditshëm – ajo ka frikë nga bananet, dhe për këtë, stafi me të cilin punon, detyrohet t’i heqë ato nga vendet që ajo shkon, përfshirë edhe gjatë vizitave zyrtare.

Ky informacion është zbuluar nga botimi suedez “Expressen”. Në disa email-a të parë nga “Expressen”, stafi i zyrës së ministres Brandberg kërkon në mënyrë specifike që çdo banane të hiqet përpara vizitave zyrtare.

“Paulina Brandberg ka një alergji të fortë ndaj bananeve, ndaj do të vlerësohej nëse nuk do të kishte banane në zonat ku ajo do të akomodohet”, thotë një nga email-at e ministrisë drejtuar Agjencisë Gjyqësore Norvegjeze përpara një dreke zyrtare.

Bananas – The Nutrition Source

Një tjetër email nga ekipi i saj dërguar një këshilli administrativ të qarkut thoshte se “bananet nuk lejohen në ambiente”, raporton Klankosova.tv.

Në një paralajmërim tjetër paraprak, stafi i saj i tha kryetarit të parlamentit suedez, Andreas Norlen, se nuk duhet të ketë “gjurmë bananesh””në hapësirat ku Brandberg do të zhvillojë një takim.

“Është diçka si një lloj alergjie”, konfirmoi Brandberg për “Expressen”, duke shtuar: “Është diçka për të cilën marr ndihmë profesionale”./Klankosova.tv

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img