Si duket sedani nuk po merr aq shumë dashuri këto ditë.
Shumica po nxirren nga përdorimi, për t’ju bërë vend gjithnjë e më shumë modeleve SUV, transmeton Telegrafi.
Por, për Mercedes-Benzin, sedanët luksozë janë jetë dhe E-Class është njëri prej tyre që po i mbijeton brendit.
Për modelin e vitit 2024 të E-Class, Mercedes-Benz nuk e ka shpikur rrënjësisht këtë sedan stoik, duke i dhënë një pamje të rifreskuar dhe disa motorë të rinj, më efikas me fuqi hibride.
Por më interesante është se ky model po vjen me veçori teknologjike mjaft interesante, që të paktën tani për tani, gjenden vetëm në opsionin e nivelit të mesëm të Mercedes.
E-Class është vetura e parë e Mercedesit që vjen me një kamerë për ‘selfie’ dhe e para në botë që ofron TikTokun, WebExin dhe Zoomin pikërisht aty në panelin e kontrollit.
E gjithë kjo, e shoqëruar me një ndihmë të avancuar të shoferit në autostradë plus luksin që prisni nga një Mercedes.