Mesfushori i Arsenalit pas shtatë vitesh karrierë në “Emirates”, po mendon largimin dhe një rol vendimtar në të ardhmen e tij, e ka bashkëshortja Leonita.
Pra edhe pse kapiten, veteran i skuadrës dhe një ndër lojtarët më me peshë, edhe Granit Xhaka i merr leje gruas per vendime të rëndësishme.
Në familjen Xhaka po diskutohet rikthimi në Gjermani, pasi Leonita ka mall për vendin. Të dy u njohën kur mesfushori ishte pjesë e Borussia Mönchengladbach. Interesim për 30 vjeçarin ka Bayern Leverkusen.
Kontrata me Arasenalin, Xhakës i mbaron në verën e ardhshme. Merkatoja e radhës e verës është mundësia më e mirë për “topçinjtë” për të përfituar financiarisht nga shitja e lojtarit.
Arsenali kërkon për kartonin e 30 vjeçarit 15 mln euro. Arteta nuk do të ndalojë asnjë vendim të Xhakës, ndërkohë që ky i fundit do të ndikohet së tepërmi edhe nga dëshira e bashkëshortes.