14.2 C
Pristina
spot_img

E akuzoi se u takua me Radoiçiqin, Duda Balje e padit për shpifje Sadri Ramabajën

Deputetja boshnjake, Duda Balje, e ka paditur për shpifje analistin Sadri Ramabaja.

Kjo pasi ky i fundit kishte thënë se Balje është takuar me Milan Radoiçiqin.

Postimi:

Shpifja e Sadri Ramabajës

Siç kam paralajmëruar para dy javësh përmes profileve të mia në rrjete sociale, kam angazhuar përfaqësuesin tim të autorizuar Avokat Fanol Krasniqi të ngre padi për shpifje ndaj z. Sadri Ramabaja, lidhur me deklarimet e tij ndaj meje në emisionin “Debat Plus” në RTV “Dukagjini”, transmetuar më 7 prill 2025, deklarime këto që përbëjnë shpifje.

Sot, më 25 prill 2025, kemi dorëzuar padinë në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Shpresojmë që kjo padi të ndikojë sadopak në përmirësimin dhe ruajtjen e imazhit tim, i cili është cënuar nga deklarimet e tani të paditurit Ramabaja.

Lutemi që të gjithë qytetarët të përmbahen nga deklarime, posaçërisht deklarimet publike me të cilat mund të shqetësojnë apo dëmtojnë të tjerët sikur në rastin tim.

Për mua personalisht kanë vlerë mendimet e gjithsecilit, dhe të gjitha mundohem t’i vlerësojë në kuadër të kapaciteteve të mia, natyrisht, përveç atyre që përmbajnë të pavërteta, janë të dëmshme apo janë dashakeqe.

Deklarimet e tilla me përmbajtje propagandistitke kanë pasur ndikim që unë dhe familja ime të ndihemi të shqetësuar!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img