Dyshohet se u varros pranë Ibrit, flasin vëllezërit e gruas që akuzojnë bashkëshortin e saj për vrasje

75
Advertisement

Mirjeta Zeka-Shabani nga Mitrovica, e cila ka jetuar në Gjermani prej disa vitesh, është zhdukur që një vit e shtatë muaj.

Advertisement

Ajo rezulton e zhdukur nga data 31 mars e vitit 2019 kur edhe ishte dita e fundit e qëndrimit të saj në Kosovë dhe ajo kishte planifikuar të kthehej sërish në Gjermani ku jetonte me bashkëshortin.

Edhe vëllezërit e saj e kishin parë për herë të fundit në natën e 31 marsit. Por, ata e morën vesh se motra e tyre ishte e zhdukur vetëm dy muaj më vonë kur më 4 qershor u telefonuan nga bashkëshorti i saj, Nehat Shabani.

Vëllezërit e saj dyshuan fillimisht se motra e tyre nuk ishte zhdukur, por ishte vrarë nga bashkëshorti i saj.

Ndonëse nga atëherë kanë filluar kërkimet për gjetjen e Mirjeta Zeka-Shabanit deri tash nuk ka pasë asnjë gjurmë nga ajo.

Vetëm gjatë këtij muaji, vëllezërit e Mirjetës kanë marrë një informacion se trupi i saj mund të jetë varrosur afër lumit Ibër ku edhe tashmë kanë nisur kërkimet.

Vëllau i saj Mehmedali Zeka ka dhënë më shumë detaje rreth këtij rasti.

“Kërkesën e kemi bërë në polici para një javë e gjysmë dhe menjëherë kanë filluar me rastin. Kanë ardhur dhe kanë kontrolluar. Dje kanë qenë FSK-ja me Policinë e Kosovës dhe kanë gërmuar, por akoma nuk kanë gjetur fakte. Ne e kemi një lokacion këtu, por edhe një lokacion tjetër e di policia, mirëpo për shkak të hetimeve nuk do të bëhet publike. Po presim nëse kërkimet do të vazhdojnë në pjesën tjetër”.

“Kanë qenë ekipet e kërkim-shpëtimit dhe zhytësit dhe kanë gërmuar nga ora 10:00 deri në ora 15:30, por nuk kanë gjetur asgjë. Ata punën e tyre e kanë kryer, por ne si familjarë kemi pasur dëshirë që të punohet më shumë në këtë drejtim. Na kanë thënë që kërkimet janë ndërprerë për këtë pjesë, por nuk i di arsyet pse janë ndërprerë”, ka thënë ai në Klan.

Ai është i bindur se motra e tij nuk është e gjallë dhe të gjitha dyshimet i ka te bashkëshorti i saj.

“Nuk ka dyshime të zhdukjes më, sepse janë bërë një vit e shtatë muaj që nuk ka asnjë lajm nga ajo. Dyshimi është tek ai [bashkëshorti i saj], sepse nuk është lajmëruar kurrë edhe ka ikur në Gjermani. Këtu prokuroria nuk po punon dhe aq shumë, prej dhjetorit të vitit të kaluar prokuroria nuk ka punuar asgjë. Me pasë qenë gjallë diku, ajo do të lajmërohej. Nuk po besoj më që është gjallë”.

Ndërsa vëllau tjetër i viktimës Rexhep Zeka ka deklaruar se prokuroria ua ka mbyllur derën.

“Kemi provuar prapë. Prapë të njëjtat biseda i kemi pasë nga prokurori i cili po na thotë ‘pritni’. Jemi mbështetur për muri. Nuk po dimë se çfarë të bëjmë. Ne do të vazhdojmë kërkimet deri në gjetjen e saj. Nuk do të ndalojmë”.

“Për prokurorin nuk di çka të them. Nuk kemi lënë vend pa u ankuar. Nuk kemi lënë ministri pa shkuar, madje edhe tek Ambasada e Gjermanisë, por e kotë. Prokurori po na thotë ‘prisni’, ambasada po na thotë se prokurori në Mitrovicë nuk po na lë të punojmë”.

Ai ka dyshime të forta se dhëndrri i tyre mund ta ketë vrarë motrën e tyre.

“Dyshojmë, sepse rasti i parë është që ai ka lajmëruar për zhdukjen e saj gati tre muajsh. Krejt shtëpinë e ka rinovuar dhe i ka djegur rrobat e saj. Ai ka qenë person që nuk e lejuar të bëjë asgjë. Këto janë dyshimet kryesore që e ka vrarë. Nuk jemi të sigurt 100 për qind, por dyshimet kryesore janë që e ka vrarë”.

Zeka e ka sqaruar se si është e mundur që ata e kanë kuptuar vetëm pas gati tre muajsh se motra e tyre është zhdukur.

“Motra nuk ka pasur fare telefon, sepse nuk i ka lejuar telefon. Nuk ka qenë hera e parë që ai është lajmëruar pas dy muajsh. Shpesh ka gënjyer se kemi qenë në Dubai ose në Kinë, gjithmonë është arsyetuar disi”.

“Lidhur me këtë rast i kemi telefonuar dhe shkruar gati çdo të dytën ditë, por nuk ka kthyer përgjigje kurrë. Ndonjëherë i lexonte mesazhet, por nuk kthente përgjigje derisa më ka telefonuar dhe më ka thënë që i ka ikur fëmijët nga shtëpia dhe aty e kemi kuptuar. Nuk kemi besuar se mund të vijë deri tek ky rast. Dyshimet kryesore janë se ajo nuk është gjallë”.

“Prokurori ia ka kthyer të dyshuarit dokumentet. Asnjë ditë nuk ka qenë i arrestuar. Ai ka shkuar në Gjermani”.

PostAdssFotoja e reklamës