Site icon PrishtinaPress

Dyshohet se u plotësuan formularët e mbikëqyrjes së urdhrit mbrojtës pasi vrasjes së Magashit

Komandanti i Stacionit Policor në Lipjan, Naser Sinani, rreshteri Hasim Lubovci dhe dy hetuesit policorë Fejsal Ahmeti dhe Frashër Rexhepi janë suspenduar nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe falsifikim të dokumentit zyrtar në rastin tragjik të 35-vjeçares, Hamide Magashi, e cila u vra nga ish bashkëshorti i saj, Sokol Halili, të mërkurën e 30 nëntorit në oborrin e Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK.

Sinjali duke u thirrur në burime ka raportuar se Ahmeti dhe Rexhepi dyshohet se kanë plotësuar formularët se kinse kanë monitoruar urdhrin mbrojtës me të cilin ishte pajisur Hamidja, pasi ajo u vra nga Sokoli.

Inspektorati Policor i Kosovës përmes një komunikate për media ka njoftuar se ka filluar hetimet mbi veprimet e ndërmarra policore në rastet që policia ka trajtuar ndaj të dyshuarit Sokol Halili për “Dhunë në familje” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armës”.

IPK ka bërë me dije se duke marrë për bazë dyshimin për veprat penale në hetimin e këtij rasti, ka rekomanduar suspendimin e zyrtarëve policorë.

Exit mobile version