0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Dyshohet se u morën vesh për fiksim të çmimeve, Autoriteti i Konkurrencës nis hetimet kundër Art Motion dhe të tjerëve

Autoriteti i Konkurrencës ka nisur hetimet kundër Art Motion, Kujtesës, Telkosit, dhe ISP Broadcast, pasi dyshohen se janë marrë vesh për fiksim të çmimeve.

Lajmin e ka konfimruar Autoriteti i Konkurrencës së Republikës së Kosovës.

“Autoriteti i Konkurrencës së Republikës së Kosovës njofton opinionin publik se me datë 08.08.2024 ka nisur një hetim të thelluar lidhur me dyshimin e bazuar për arritjen e marrëveshjes së ndaluar/kartel për fiksimin e çmimeve dhe ndarjen e tregjeve në sektorin e telekomunikacioneve nga disa operatorë me ndikim në treg. Konkluzioni për hetim të thelluar përfshin kompanitë: Artmotion sh.p.k; Kujtesa Net sh.p.k; Telkos l.l.c; dhe ISP Broadcast sh.p.k”, thuhet në njoftim.

“Gjatë shqyrtimit janë grumbulluar dëshmi të konsiderueshme që tregojnë se këto kompani kanë krijuar një sistem për të fiksuar çmimet, për të ndarë tregun dhe për të kufizuar opsionet e disponueshme për konsumatorët”, vazhdon njoftimi.

Këto veprime, sipas Autoriteteti jo vetëm që rrisin çmimet për konsumatorët, por gjithashtu krijojnë një mjedis të padrejtë për bizneset e tjera që operojnë në të njëjtin sektor, duke zvogëluar konkurrencën dhe duke shtrembëruar tregun.

“Ky hetim synon të sigurojë se çdo veprim i tillë që dëmton konkurrencën do të trajtohet sipas ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img