Vuçkoviq ka kërkuar nga administrata policore që të shtohet kontrolli gjatë rindërtimit të objektit të gjykatës ku u gjet tuneli
Ushtruesja e detyrës së kryetares së Gjykatës Supreme, Vesna Vuçkoviq, në fillim të korrikut i ka shkruar Drejtorisë së Policisë dhe i ka njoftuar se po fillon rikonstruksioni i objektit ku janë selitë e Gjykatës Supreme, të Apelit dhe të Lartë.
Ajo i shkroi ndihmës drejtorit të policisë Milos Rakonjac.
“Duke qenë se do të punohet ndër të tjera në çatinë dhe zarfin e fasadës së objektit, kërkojmë bashkëpunimin tuaj në formën e kontrollit të personave që do të kryejnë punimet dhe rritjen e sigurisë edhe jashtë godinës. Nuk ka asnjë ndryshim të planifikuar në mënyrën e hyrjes në ndërtesë deri në hyrjen kryesore, në të cilën hyjnë qytetarët”, ka thënë Vuçkoviq në letrën e siguruar nga portali Antena M.

Ajo gjithashtu thekson se listën e punonjësve të kontraktorit do ta dorëzojë në një datë të mëvonshme.