0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Dyshohet se organizonte bixhoz të paligjshëm, bie në prangat e Policisë 36-vjeçari në Podujevë

Aktivitetet e organizimit të skemave piramidale dhe bixhozit në vendin tonë janë të ndaluara me ligj dhe përbëjnë vepër penale, por kjo nuk po i ndalon qytetarët që të veprojnë kundërligjshëm.

Kjo po dëshmohet sidomos javëve të fundit me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra të dyshuarve gjithandej vendit.

Një rast i tillë është zbuluar dje pasdite në rrugën ‘Met Podjeva’ në Podujevë, ku është arrestuar një person.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se 36-vjeçari u arrestua pasi lokali i tij u bastis nën dyshimet për organizim të lojërave të fatit. Në vendin e ngjarjes, Policia ka gjetur dhe ka sekuestruar pajisjet për zhvillimin e lojërave të fatit, teksa në Polici janë shoqëruar edhe tre dëshmitarë të rastit.

Gjatë intervistimit, i dyshuari ka pranuar se ka zhvilluar lojëra të fatit në kundërshtim me ligjin.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të kundërligjshëm’./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img