-0.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Dyshohet se një femër ka bërë vetëvrasje në Qendrën Korrektuese në Lipjan

Të shtunë dyshohet se ka ndodhur një rast i vetëvrasjes në burgun e Lipjanit.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

Ai ka thënë se policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke e trajtuar rastin.

“Sot, më 20.06.2020, pak para orës 17, policia është njoftuar për një rast në Burgun e Lipjanit, ku një femër e cila ishte duke vuajtur dënimin ka humbur jetën. Policia ka shkuar në vend-ngjarje dhe është duke e trajtuar rastin”, ka thënë Krasniqi.

Ndonëse ende nuk dihet shkaqet e vdekjes së kësaj të burgosure, dyshohet se viktima me inicialet D.R. ka bërë vetëvrasje në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan.

Ajo është vendosur në këtë qendër para një jave.

Për këtë ka reaguar edhe KMDLNj.

“Dyshohet se e paraburgosura D.R. ka bërë vetëvrasje në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan. Ajo është vendosur në këtë qendër para një jave. KMDLNj është duke kërkuar informata për shkaqet e vetëvrasjes së D.R. dhe kërkon hetime nga autoritetet përgjegjëse për këtë rast”, thuhet në reagim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img