Një vajzë 13-vjeçe, dyshohet se është dhunuar nga dy persona të moshës madhore. Të dyshuarit janë arrestuar nga policia dhe të njëjtit me urdhër të prokurorit janë ndaluar për 48 orë.
Për këtë ka reaguar nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku.
Ajo ka thënë se shoqëria është larg nga ideali i barazisë.
“Dy burra janë arrestuar sot nën dyshimin se kanë dhunuar një 13 vjeçare në Drenas. Flakareshë që të tronditë pas delirit me lule, torte, ndeja e dolli për 8 Mars. Larg jemi shumë, larg nga ideali i barazisë. Larg nga krijimi i një shoqërie në të cilën vajzat lindin e rriten pa frikë nga dhuna e dominimi. Dhimbje pa fund”, ka shkruar Çitaku.