Site icon PrishtinaPress

Dyshohet se nën tokën e Slivovës ka ari, projekti për gërmim vlerësohet 27 milionë dollarë amerikanë

Kompania nga Kanadaja, Ariana Resources ka njoftuat  se filiali i saj Western Tethyan Resources (WTR) ka përfunduar vlerësim paraprak ekonomik për projektin e arit në fshatin Slivovë, në rrethinë të Prishtinës.

Projekti kap vlerën prej 27 milionë dollarë amerikanë.

Prodhimi parashikohet të arrijë në 13 mijë ons ari në vit gjatë një linje miniere shtatëvjeçare.

Kerim Sener, menaxher i kompanisë kanadeze Ariana-s tha se ky është një rezultat i shkëlqyer për projektin e arit në Slivovë.

“Potenciali më i gjerë i eksplorimit të zonës së projektit Slivova, në veçanti mundësia për të përcaktuar rënien e mëtejshme të mineralizimit të trupit xeheror ekzistues, premton rritje të mëtejshme ekonomike”

“Tani po kërkojmë të përfundojmë punën e mëtejshme për ta demonstruar këtënëpërmjet një programi eksplorimi me faza”, tha ai

ËTR shtoi se kjo punë do të përfshijë një program gërmimi për të përmirësuar eksplorimin në zonat në kufi me zonën e burimeve parësore, duke synuar fshatin Xhemajli në komunën e Lipjanit.

Gjatë pjesës tjetër të vitit 2023, kompania synon të fillojë studimin bazë mjedisor, vlerësimin e ndikimit social dhe të përfundojë planifikimin për një program shpimi. /proactiveinvestors.co.uk

Exit mobile version