Site icon PrishtinaPress

Dyshohet se në një shtëpi në Prizren u vodhën 30 mijë euro

Një rast i “vjedhjës rë rëndë” dyshohet se ka ndodhur në Prizren të shtunën.

Dyshohet se hajnat kanë depërtuar me forcë në një shtëpi, ku kanë vjedhur një shumë të konsiderueshme të parave.

Siç merr vesh Klankosova.tv pronari i shtëpisë, ka deklaruar se janë vjedhur 30 mijë euro, që ai i kishte fshehur për disa muaj.

Lidhur me rastin, ende nuk ka ndonjë person të arrestuar.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku janë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit dhe identifikimin e personave të dyshuar.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.

Klankosova.tv mëson se viktimës e kësaj vjedhje janë familja Bakiq

Exit mobile version