Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një grua në Prishtinë, e cila dyshohet se në bashkëkryerje me disa të dyshuar të tjerë kishte mashtruar 39 persona, duke ju premtuar vende pune jashtë vendit.
Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se e njëjta është dërguar në mbajtje.
“Prishtinë 27.04.2023 – 18:25. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi në bashkëkryerje me disa të dyshuar të tjerë kishte mashtruar 39 persona duke ju premtuar vende pune jasht vendit. Me urdhër të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.