Site icon PrishtinaPress

Dyshohet se i dha fund jetës së tij, sot sot i jepet lamtumira e fundit Qazim Alajt

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Prishtinë, ku shefi i Teknologjisë në mediumin ‘Shqip.com’, Qazim Alaj, është gjetur pa shenja jete në afërsi të një objekti banesor. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, teksa sipas informacioneve të para, dyshohet se ai ka kryer vetëvrasje.

Njoftimin për vdekjen e tij e kanë dhënë edhe familjarët e të ndjerit, të cilët kanë bërë me dije se 36-vjeçari do të varroset sot.

Ceremonia mortore do të mbahet në varrezat e fshatit Drenoc të komunës së Deçanit në orën 15:30.

Exit mobile version