10.2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Dyshohet se është vendosur një mjet shpërthyes në një autobus në Llapushnik të Drenasit

Një mjet shpërthyes dyshohet se është vendosur në një autobus në fshatin Llapushnik të Drenasit.

Rastin ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Siç njoftohet, Policia, FSK-ja dhe KFOR-i, ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.

“Sot, rreth orës 17:10, policia është njoftuar nga një qytetar se në një autobus i cili gjendet në fshatin Llapushnik, dyshohet për një mjet të dyshimtë. Policia menjëherë ka dalur në vendin e ngjarjes dhe tek motori i autobusit shihet një mjet i dyshimtë. Më pas në vendngjarje janë ftuar edhe njësi tjera relevante që trajtojnë mjete të dyshimta”, tha Krasniqi.

Deri me tani nuk ka informata shtesë lidhur me rastin.

Policia ka njoftuar se do të jep detaje në vazhdim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img