Për shkak të dyshimeve për varrezë masive, në parkingun e Fakulteti të Arteve në Prishtinë kanë filluar përgatitjet e terrenit që nesër të bëhen gërmime.
Sot janë duke u bërë përgatitjet e terrenit, ndërsa nesër që në ora 09:00 do të fillojnë edhe gërmimet, shkruan Indeksonline.
Kujtojmë se në kampusin e Universiteti të Prishtinës edhe më herët ishin bërë gërmime në tri lokacione të ndryshme, por që nuk ishte gjetur asgjë.