Një person dyshohet se ka vdekur në një aksident trafiku që ka ndodhur në fshatin Keqekollë të Prishtinës.
Viktima është i gjinisë mashkullore me inicialet B.C.
Siç shihet edhe në fotografi në këtë aksident janë përfshirë autobusi i trafikut urban i linjës 15-të dhe një veturë.
Në vendin e ngjarjes shihet edhe ambulanca, policia dhe zjarrfikësit.