Përmes një komunikate për media, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka ndërmarrë veprime hetimore lidhur me dyshimet për mashtrimet e mundëshme ndaj pensionistëve të Kosovës.
Policia njoftoi se më datë 13 maj 2024 kishte pranuar autorizim nga Prokurori kompetent lidhur me dyshimet mbi mashtrimet e mundshme ndaj pensionistëve.
Ndër të tjerash, Policia u ka bërë thirrje qytetarëve dhe pensionistëve që të mos bien pre e mashtrimeve të mundshme, dhe për çdo rast të dyshuar ta njoftojnë Policinë e Kosovës, në stacionet më të afërta policore apo në (192).
“Policia e Kosovës po i trajton të gjitha informacionet relevante, përderisa të gjitha veprimet në vazhdim do ti ndërmerr në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, shkruhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.