Peja është tronditur nga një vrasje e dyfishtë. Burime të PrishtinaPress bëjnë të ditur se kandidati për kryetar të Pejës nga PDK, Astrit Ademaj dhe ish-kandidati nga po kjo parti për kryetar të Deçanit, Blerand Kadriaj kanë mbetur të vrarë në orët e pasdites.
Raportohet se ngjarja ka ndodhur afër shkollës Ekonomike në Pejë.
Dy viktimat dyshohet se kanë qenë në një lokal dhe për një moment kanë sulmuar njëri tjetrin. Dyshohet se Ademaj e Kadriaj kanë shkrepur me armë ndaj njëri tjetrit me ç’rast kanë mbetur të vrarë.
I plagosur nga shkrepja e armëve ka mbetur vëllau i Astrit Ademajt, Avniu.
PrishtinaPress do te ju mbaj te informuar për detaje të reja nga ky rast.