Site icon PrishtinaPress

Dyshime për përleshje fizike në Autoritetin e Konkurrencës, policia interviston disa zyrtarë

Një mosmarrëveshje në Autoritetin Kosovar të Konkurrencës dyshohet që ka përfunduar me përleshje fizike ndërmjet dy zyrtarëve.

Sipas asaj që ka marrë vesh Paparaci nga burime brenda AKK-së, dyshohet se zyrtarët S.B. dhe SH.E. janë përleshur fizikisht mes vete.

Për këtë, Paparaci merr vesh se është lajmëruar edhe policia, e cila pavarësisht kërkesës së mediumit për sqarime rreth rastit nuk është deklaruar për rastin.

Sipas informacioneve që posedon Paparaci, rasti dyshohet të ketë ndodhur të mërkurën rreth orës 14:30, ndërsa policia është informuar lidhur me këtë çështje

Gjithashtu, Paparaci ka mësuar se përplasjet në Autoritetin e Konkurrencës kanë vazhduar edhe të enjten.

Siç merr vesh mediumi, dyshohet se viktima SH.E. në këtë rast, ka kërcënuar kryetaren e Bordit të Autoritetit të Konkurrencës.

Kryetarja, thotë burimi i Paparacit, ‘pa respektuar procedurat ka aprovuar pushim vjetor për sulmuesin S.B për qetësim të situatës’.

Të enjten, edhe disa zyrtarë të tjerë të AKK-së kanë dhënë dëshmi lidhur me incidentin që dyshohet të ketë ndodhur në këtë institucion.

Deri më tani, nuk ka asnjë informacion zyrtar lidhur me rastin. Paparaci është në pritje të informacioneve nga policia e Kosovës.

Exit mobile version