Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, bëri bujë në media pak javë më parë kur përflitej se hoqi nga lista e ndjekësve në rrjetet sociale një pjesë të mirë të bashkëpunëtorëve.
E ky distancim nga njerëzit me të cilët dikur punonte me ta, duket se nuk ka ardhur krejt rastësisht.
Kjo pasi emisioni “Prive” në një mnga kronikat e tij, ka treguar se dyshohet për keqpërdorime nga ish-bashkëpunëtorët në label-in e saj.
Ka qenë pikërisht kjo arsye që e ka bërë këngëtaren që të heq dorë nga disa persona dhe të kërkojë tashmë njerëz të mirë dhe të besueshëm në menaxhimin e saj.
Burimet pranë saj kanë thënë se këngëtarja është e zhgënjyer nga këta persona, të cilët dyshohet se kanë punuar pas shpinës së saj.
Ajo tashmë do të punojë me njerëz të tjerë në label-in e saj të quajtur “Moneyz”.