2.2 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Dyshime për keqpërdorime në Botërorin e Katarit, Infantino në mesin e të përgjuarve

Sipas gazetës zvicerane Neue Zürcher Zeitung, një operacion spiunimi në emër të Katarit, vendi i cili priti Kupën e Botës 2022, përgjoi një takim në një hotel, në vitin 2017 midis presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino dhe prokurorit të përgjithshëm të Zvicrës, Michael Lauber, gjatë një hetimi ndaj drejtuesve të lartë të futbollit.

Raporti thotë se agjentët e inteligjencës të lidhur me një ish-oficer të CIA-s përgjuan një takim midis Infantino dhe prokurorit Lauber në një hotel në pronësi të Katarit në Bernë, i cili në atë kohë strehonte gjithashtu ambasadën e emiratit.

 

Raporti gjithashtu thekson se dokumentet dhe burimet treguan se përgjimi ishte kryer për kompaninë “Project Matterhorn”, me qëllimin për të mbledhur materiale rreth Lauber.

Në atë kohë prokurori po mbikëqyrte një hetim të gjatë kundër zyrtarëve të futbollit që filloi në vitin 2014 me një ankesë penale nga FIFA, për të kërkuar keqpërdorime të dyshuara financiare në lidhje me Kupën e Botës, duke përfshirë fushatën fituese të Katarit për të organizimin e saj.

 

Artikulli shton raportet e “Associated Press” nga viti 2021 se Katari ka shpenzuar miliona dollarë gjatë disa viteve duke punësuar agjencinë Global Risk Advisors për të spiunuar FIFA-n dhe zyrtarët ndërkombëtarë të futbollit..

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img