0.7 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Dyshime për dhunim të një 12-vjeçareje në Fushë Kosovë

Po bënte një shëtitje në shesh. E shoqëruar ishte edhe nga nëna e saj. Por si duket një 20-vjeçari nuk i bëri përshtypje një gjë e tillë.

Kjo pasi që ai dyshohet se rrëmbeu vajzën 12 vjeçare nga sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, e më pas e dërgoi në banesën e tij në Fushë Kosovë.

Nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se i riu që po dyshohet për këtë rast është shoqëruar në stacion policor. 

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Ndërkohë qytetarët shprehen me tone mjaft të ashpra për rastet e këtilla.

E Labinotë Demi Murtezi nga Komisioni për të Drejtat e Njeriut rendit disa nga arsyet pse po ndodhin këto raste.

Edhe deputetja Demi ka një thirrje për institucionet.

Dënimet e parapara nga Kodi Penal i Kosovës për raste të tilla fillojnë nga dy deri në 15 vjet burgim./Prishtinapress/

https://youtu.be/y0qJEaOzDNM

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img