1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Dyshime në konkursin për drejtor të QKMF-së në Rahovec? (Dokument)

Së shpejti do të zgjidhet edhe drejtori i ri i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Rahovec, por ka dyshime për manipulim në konkursin për drejtor të kësaj qendre.
Rahoveci24 ka mësuar se konkursi i hapur nga drejtoria e Shëndetësisë është modifikuar, në kundërshtim me nenin 17 të Statutit të QKMF-së.
Në konkursin e hapur thuhet se të drejt konkurrimi për postin e drejtorit kanë mjekët specialistë dhe ata që kanë të kryer mjekësinë e përgjithshme.

Kurse, në statut precizohet qartë se të drejtë konkurrimi kanë vetëm ata që janë mjekë specialist ose mjek familjarë.
Kjo sipas disa burimeve është bërë për të manipuluar zgjedhjen e një mjeku për drejtor, emri i të cilit është i njohur për redaksinë dhe që është i lidhur me partinë më të madhe të koalicionit në Rahovec, PDK-në.
Për këtë, është kontaktuar drejtori i drejtorisë së Shëndetësisë, Munib Durgutin, i cili ka thënë se ky është vetëm një keqinterpretim terminologjik, teksa ka sqaruar detajisht konkursin.
“Specialist i mjekësisë së përgjithshme është drejtim i njëjtë me mjekësinë familjare, dhe këtë e dinë të gjithë, pra nuk kemi të bëjmë me një drejtim tjetër, por të njëjtin dhe shumë më të zgjeruar brenda profilit të njëjtë”, sqaron Durguti.

“Mjekësia familjare ka dalë si drejtim pas lufte e që është dalë nga drejtimi i mjekësisë së përgjithshme së mëhershme dhe më të rëndë kuptohet. Specialist i mjekësisë së përgjithshme tani më nuk ka pas lufte, pra kemi të bëjmë vetëm me ndryshim në terminologji, mirëpo këtë mund ta verifikoni edhe në Ministrinë e Shëndetësisë. Si përfundim ai drejtim nuk dallon aspak nga ai familjar”, përfundoi Durguti.
Pra, sipas Durgutit, këtu kemi të bëjmë me një keqkuptim të terminologjive dhe jo me manipulim të konkursit, ndonëse pritet së shpejti edhe reagim nga ministria e Shëndetësisë për rastin në fjalë. /Rahoveci24/

g111

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img