Dyfishohen subvencionet bujqësore për vitin 2020

63
Advertisement

Gjatë mbledhjes së sotme të Qeverisë, Kryeministri i vendit Avdullah Hoti ka kërkuar që pika 29 të largohet nga rendi i ditës.

Advertisement

Hoti ka thënë se përë këtë pikë duhet konsultime me palën shqiptare.

Kabineti qeveritar ka miratuar edhe propozim vendimin për Planifikimin dhe zbatimin e Programit për rimëkëmbje ekonomike.Masa 10, Mbështetje Financiare për Projektet dhe iniciativat që synojnë përmirësimin e pozitës së gruas në shoqëri dhe ekonomi.

Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj, gjatë mbledhjes së kabinetit qeveritar ka thënë se buxheti synon përmirësimin e pozitës së gruas në shoqëri dhe ekonomi, në vlerë prej 2 milionë euro.

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami shtoi se “fillimisht do të ndahen 1 milion euro”.

Qeveria gjithashtu ka miratuar edhe propozim vendimin për dyfishimin e vlerave të pagesave direkte për subvencione për vitin 2020 me qëllim të zbatimit të programit për rimëkëmbje ekonomike në bujqësi.

PostAdssFotoja e reklamës